Lajme
BE-ja ndalon mallrat që lidhen me shpyllëzimin
Parlamenti Evropian miratoi një ligj me rëndësi historike për shpyllëzimin – fjala është për të ndaluar në Bashkimin Evropian importimin e çdo lloj produkti të prodhuar nga lëndë të para të përftuara në zona që janë shpyllëzuar që nga 31 dhjetori 2020.
Kompanive që shesin mallra në BE do t’u kërkohet të paraqesin një deklaratë dhe informacione të verifikueshme, që vërtetojnë se mallrat e tyre nuk janë prodhuar nga lëndë të para të përftuara në toka të shpyllëzuara pas vitit 2020. Në rast të kundërt kompanitë rrezikojnë gjoba të larta.
Rregullat synojnë të eliminojnë shpyllëzimin nga zinxhirët e furnizimit për një sërë artikujsh të përditshëm që shiten në Evropë. Ai do të zbatohet për sojen, mishin e viçit, vajin e palmës, drurin, kakaon, kafenë, kauçukun, qymyrin dhe produktet e prodhuara prej tyre si lëkurën, çokollatat dhe mobiliet.
BE-ja është tregu i dytë më i madh në botë për konsumin e prodhimeve të sipërpërmendura pas Kinës.
Cilat vende do të preken?
Ligji nuk drejtohet kundër asnjë vendi të caktuar, por ka ankesa nga disa prej vendeve që mund të preken. Indonezia dhe Malajzia, eksportuesit më të mëdhenj të vajit të palmës në botë, e akuzuan BE-në për bllokimin e aksesit në treg për vajin e tyre të palmës. BE-ja është importuesi i tretë më i madh në botë i vajit të palmës.
Malajzia tha se si reagim ndaj këtij ligji mund të ndalojë eksportin e vajit të palmës në BE. Prodhuesit e vegjël të vajit të palmës paralajmëruan se nuk mund të përmbushin kërkesën e BE-së për të vërtetuar se origjinën e vendit të prodhimit duke përdorur të dhënat e vendndodhjes.
Sa i rrezikshëm është shpyllëzimi?
Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, gjatë tre dekadave të fundit në mbarë botën shtë shpyllëzuar një sipërfaqe e përgjithshme toke më e madhe se Bashkimi Evropian, ose rreth 420 milionë hektarë.
Shpyllëzimi është përgjegjës për rreth 10% të emetimeve globale të gazeve serrë që nxisin ndryshimet klimatike dhe ligji synon të sanksionojë kontributin e BE-së për këto emetime.
Parlamenti Evropian mendon se Evropa është përgjegjëse për rreth 10 për qind të tokës së shpyllëzuar në mbarë planetin. Prodhimi i paligjshëm ka nxitur shpyllëzimin masiv në vende të tilla si Brazili, Indonezia, Malajzia, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Meksika dhe Guatemala./DW
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim