Lajme
Nuk e lënë të hyjë në Gjermani, shqiptari rrah dy policë në Aeroportin e Berlinit
Gjatë kontrollit, shqiptari ka bërë rezistencë, duke goditur me grusht në fytyrë një polic, i cili ka pësuar një hematomë dhe disa gërvishtje në krah
Të shtunën pasdite, një person ka sulmuar fizikisht dy policë të policisë federale në aeroportin e Brandenburgut të Berlinit, transmeton albinfo.ch. Ai ka goditur me grusht në fytyrë njërin dhe ka ngufatur policin tjetër.
Për shkak të refuzimit që i është bërë për të hyrë në Gjermani, një shtetas shqiptar ka qëndruar në zonën e tranzitit të Aeroportit të Brandenburgut të Berlinit deri në fluturimin e kthimit për në Tiranë (Shqipëri). Atje ai pinte duhan vazhdimisht dhe ka kryer disa vjedhje, shkruan ots.de.
Pastaj, sipas një vendimi gjyqësor, 31-vjeçari duhej të dërgohej në masën parandaluese deri në ekzekutimin e dëbimit nga Gjermani. Gjatë kontrollit, shqiptari ka bërë rezistencë të konsiderueshme dhe ka goditur me grusht në fytyrë një polic, i cili ka pësuar një hematomë dhe disa gërvishtje në krah.
Për vetëmbrojtje, policia federale i ka vënë pranga sulmuesit.
Pasi ndërkohë u duk se u qetësua dhe ishte bashkëpunues, një polic deshi t`ia hiqte prangat. Por, shtetasi shqiptar ka sulmuar sërish policët dhe ka ngufatur (i ka zënë frymën) një polic, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë, polici mundi të dilte nga situata dhe shpëtoi i padëmtuar.
Policia Federale nisi hetimet ndaj personit në fjalë për dyshimin për rezistencë ndaj punonjësve të zbatimit të ligjit dhe sulm fizik ndaj tyre.
Shtetasi shqiptar është mbajtur në paraburgim nga policia deri në fluturimin e planifikuar të kthimit për në Shqipëri të dielën pasdite, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











