Lajme
I konfirmohet burgimi i përjetshëm kosovarit për vrasjen e gruas dhe kunatës
I akuzuari, me idetë e tij të ngurta për rolin e tij si "Pater Familias", ka vepruar si sundues i jetës dhe vdekjes" dhe "ka kthyer nderin në vend"
Një pereson, tani 60-vjeçar, duhet të mbajë dënim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, të kryer në kantonin Aargau. Gjykata Federale ka hedhur poshtë ankesën që vrasësi ka bërë kundër vendimit të Gjykatës së Lartë (Kantonale), transmeton albinfo.ch.
Kosovari kishte vrarë me thikë gruan dhe kunatën e tij më 8 janar 2018.
Në apelin e bërë në Gjykatën Federale, i dënuari për vrasje donte të lirohej nga akuzat për vrasje të shumëfishtë. Në vend të kësaj, ai duhej të dënohej me një maksimum prej pesë vjet burgim për vrasje të shumëfishtë, shkruan sda.ch.
Gjykata e Lartë e Aargaut nuk pranoi se autori ka vepruar në një gjendje emocionale të justifikuar, të dhunshme ose nën stres të madh mendor, siç ka pretenduar avokati.
Gjykata e Lartë Federale e ka hedhur poshtë këtë paraqitje të gjërave, siç shihet edhe nga aktgjykimi i publikuar të mërkurën. Ajo e ka hedhur poshtë ankesën e shqyrtuar.
Gjykata Federale mbështet Gjykatën e Lartë (Kantonale)
Në shtator të vitit 2022, Gjykata e Apelit kishte argumentuar bindshëm se ankuesi nuk kishte vepruar në gjendje të dhunshme emocionale që do të ishte e justifikueshme sipas rrethanave.
Me rrëzimin e ankesës, aktgjykimi i Gjykatës së Lartë është tashmë i formës së prerë: dënim me burgim të përjetshëm, përcjell albinfo.ch. E njëjta gjykatë urdhëroi gjithashtu dëbimin 15-vjeçar nga vendi, dhe hyrjen në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS).
Në burg, i dënuari duhet të kryejë terapi ambulatore për pesë vjet.
Vrasësi kishte goditur me thikë dy gratë në Hausen AG. Të hënën, më 8 janar 2018, teksa fëmijët niseshin për ditën e parë të shkollës pas pushimit të Krishtlindjes, ai kishte vrarë gruan e tij 38-vjeçare, e cila ishte ende në shtrat.
Ai e ka goditur atë dy herë në pjesën e sipërme të trupit me një thikë të gjatë dhe të mprehtë. Më pas ka goditur me thikë edhe kunatën e tij 31-vjeçare, e cila kishte fjetur në dhomën e fëmijëve.
Në prezantimin e vendimit në Gjykatën e Lartë (Kantonale) ishte thënë se gruaja dhe motra e saj “sigurisht nuk ishin shenjtore”. Ato donin të argëtoheshin, gruaja edhe jashtë martesës, ka thënë gjyqtari, përcjell albinfo.ch. Por, morali nuk është udhëzues në këtë proces, ka thënë ai.
I akuzuari, me idetë e tij të ngurta për rolin e tij si “Pater Familias”, ka vepruar si sundues i jetës dhe vdekjes” dhe “ka kthyer nderin në vend”.
Kunata ishte aleate e gruas së tij, sipas të akuzuarit dhe ishte përgjegjëse për ndryshimin që kishte pësuar kjo e dyta. Kryesuesi i trupit gjykues ka thënë se mënyra e vrasjes së tyre flet për një urrejtje të madhe të dorasit.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












