Maqedonia
Mosvaksinimi i fëmijëve, problem në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut zë vendin e dytë në botë për nga numri i fëmijëve që nuk e kanë marrë asnjë vaksinë që nga lindja e tyre, thotë një raport i UNICEF-it i publikuar së fundi.
Në këtë raport theksohet se për dallim nga trendët botërorë, ku numri i fëmijëve të pavaksinuar është kryesisht në zonat rurale dhe të varfra, në Maqedoninë e Veriut ky numër është më i madh në mjediset urbane.
Maqedonia e Veriut për sa i përket përfshirjes së vaksinimit të fëmijëve ndodhet në nivelin e njëjtë me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kirgistanin.
Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë për rel se mbeten të fokusuar në promovimin dhe edukimin e vazhdueshëm sa i përket përfitimit nga vaksinat, siç janë fushatat e përbashkëta me UNICEF-in dhe OBSH-në.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se për nivelin e ulët të përfshirjes së fëmijëve të vaksinuar kanë ndikuar fushatat kundër vaksinimit që po promovohen në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim cilësinë e vaksinave, përcjell albinfo.ch.
“Njerëzit më shumë u besojnë portaleve të ndryshme dhe OJQ-ve sesa shkencës dhe ligjit. Problemi këtu është dhe te mossanksionimi i atyre që pamundësojnë vaksinimin e fëmijëve. Çdo familje duhet të përballet me sanksione nëse nuk e vaksinon fëmijën. Kemi të bëjmë me vetëdijen e prindërve si faktor shumë i rëndësishëm”, thekson Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut.
Përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se duhet gjetur modalitete që në sistemin e imunizimit të përfshihen fëmijët që për shkaqe të ndryshme kanë anashkaluar terminët për marrjen e vaksinave.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë Mjekë specialistë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në Evropë pritet të përfshihen në trajtimin e... -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi i IA: Ku renditen, Zvicra, Kosova e Shqipëria Kosova renditet e shtata në Evropë, me 20% të punonjësve që përdorin IA gjeneruese, pas Luksemburgut... -
Diskutime për azilin dhe integrimin: propozime të reja për menaxhimin e refugjatëve në Evropë -
Zvicër: Kritika ndaj kompanisë që fiton miliona nga kujdesi familjar i paguar -
Zvicër: Të Gjelbrit propozojnë kufizimin e shpejtësisë në 80 km/h në autostrada -
Qeveria zvicerane vlerëson sistemet alternative të mbrojtjes ajrore














