Lajme
Trendi i pushimeve nga puna në Twitter vazhdon
Fuqia punëtore e Twitter ka rënë në nivelin e saj më të ulët në vite, pasi pushimet nga puna vazhduan në kompaninë e kryesuar nga miliarderi Elon Musk. Numri aktual i punonjësve me kohë të plotë në Twitter është rreth 1,000, sipas dy personave të njohur me situatën që kërkuan të mos identifikohen, raportoi Business Insider.
Musk tha disa javë më parë se 1500 punonjës mbetën në Twitter, të cilin ai e mori zyrtarisht gjashtë muaj më parë, megjithëse ai nuk sqaroi nëse në këtë numër përfshiheshin punonjësit jo të përhershëm.
Një nga burimet ka thënë për “Insajder” se numri i të punësuarve në Twitter është “shumë më i vogël” dhe është afro 1000, sidomos kur merren parasysh ata që nuk konsiderohen si punonjës të përhershëm, sepse kanë një kontratë të tillë, por teknikisht janë punësuar nga ndonjë “palë e tretë”.
Fakti që ky numër tani ka rënë në rreth 1000, do të thotë se numri i punonjësve në Twitter është zvogëluar për gati 90 për qind në krahasim me periudhën para se Musk të ishte pronar i kompanisë, sepse atëherë kishte rreth 7500 punonjës. Nga ata që mbeten në kompani, rreth 500 punëtorë janë inxhinierë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin









