Lajme
Meta akuzohet për përdorim të pakontrolluar nga të miturit
Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë së të dhënave ka akuzuar Meta-n, kompania që zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, se nuk ka vendosur kontrollin e duhur prindëror.
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) tha gjithashtu se Meta-s duhet t’i ndalohet të të fitojë para nga të dhënat e fëmijëve.
“Pakujdesia e kompanisë ka vënë në rrezik përdoruesit e rinj dhe Facebook duhet të përgjigjet për dështimet e tij”, thuhej në deklaratën e rregullatorit amerikan.
Meta, në anën tjetër, iu kundërpërgjigj duke e quajtur lëvizjen e rregullatorit një “vendim politik” dhe duke e akuzuar atë për tejkalim të autoritetit.
FTC tha se një hetim i pavarur kishte gjetur “disa boshllëqe dhe dobësi në programin e privatësisë së Facebook” që paraqiste “rreziqe të konsiderueshme për publikun”.
Përdoruesit e moshës nën 13 vjeç u zbulua se mund të përfshiheshin në biseda me kontakte të paverifikuara nga prindërit.
Rregullatori tha gjithashtu se Meta vazhdoi t’u jepte aplikacioneve të palëve të treta qasje në informacionin privat, pasi premtoi se do të ndërpresë qasjen nëse përdoruesit nuk do t’i përdorin aplikacionet në 90 ditët e mëparshme.
FTC ka propozuar një sërë veprimesh, duke përfshirë:
-Një ndalim i plotë ndaj monetarizimit të të dhënave të fëmijëve dhe adoleshentëve nën 18 vjeç;
-Një pauzë në lansimin e produkteve të reja derisa të konstatohej se ato ishin në përputhje të plotë me rregullat e privatësisë;
-Kufizimet në përdorimet e ardhshme të teknologjisë së njohjes së fytyrës. Meta-s do t’i kërkohet të zbulojë dhe të marrë pëlqimin afirmativ të përdoruesve për çdo përdorim të ardhshëm të teknologjisë së njohjes së fytyrës. /Reuters
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër Çmimet rekord të karburantit në Gjermani nxisin udhëtimet drejt stacioneve zvicerane, ndërsa zviceranët shkojnë në Itali... -
Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament -
Rrezikohet prodhimi i “Aroma” në Zvicër, nis peticioni për të shpëtuar vendet e punës -
Zvicra arriti një rekord prej 23 medaljesh në Lojërat Olimpike Dimërore Milano‑Cortina 2026 -
Bunkerët ushtarakë në Zvicër po shndërrohen në qendra të sigurta për ruajtjen e të dhënave










