Lajme
Rusi keqpërdori kartat e kreditit, SHBA ndan 10 milionë dollarë për kapjen e tij
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për një shtetas rus, i cili akuzohet se ka përfituar miliona euro përmes keqpërdorimit të kartave të kreditit.
Denis Gennadievich Kulkov, në një aktakuzë të zbuluar nga një gjykatë e qarkut në Nju Jork, akuzohet për mashtrim me pajisje, ndërhyrje kompjuterike dhe pastrim parash.
Kulkov, 43 vjeç, akuzohet për themelimin e një platforme elektronike të quajtur ‘Try2Check’ që ndihmoi kriminelët kibernetikë të verifikonin nëse kartat e vjedhura të kreditit ishin të vlefshme.
“Si e tillë, ‘Try2Check’ ishte një mundësi kryesore e tregtisë së informacionit të kartave të vjedhura të kreditit, duke përpunuar të paktën dhjetëra miliona numra kartash çdo vit”, tha prokuroria për distriktin lindor të Nju Jorkut.
Prokuroria tha se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët në Gjermani dhe Austri kishin bashkëpunuar për të larguar nga funksioni faqet e internetit të ‘Try2Check’.
“ ‘Try2Check’ nuk mund të shërbejë më si mjet për aktivitete të vazhdueshme kriminale ose fitime të paligjshme”, tha në një deklaratë agjenti special i shërbimit sekret të SHBA-së, Patrick Freaney.
Departamenti i Shtetit dhe Shërbimi Sekret thanë se një shpërblim deri në 10 milionë dollarë ishte ofruar për informacionin që çon në arrestimin dhe kapjen e Kulkovit, i cili jeton në Rusi.
Antivirusi rus nga lista e zezë e SHBA-së, në kompjuterët e institucioneve në rajon
Sipas aktakuzës, Kulkov krijoi ‘Try2Check’ në vitin 2005, “duke e ndërtuar atë në një mjet kryesor të tregtisë së paligjshme të kartave të kreditit “.
“Platforma u ofroi përdoruesve të saj, individëve që vodhën numrat e kartave të kreditit në internet, mundësinë për të përcaktuar shpejt vlefshmërinë e një numri të kartës së kreditit”, thuhet në aktakuzë.
Për të kryer kontrolle të tilla, ‘Try2Check’ dyshohet se ka marrë qasje të paautorizuar në serverët e një procesori të madh pagesash me bazë në SHBA.
Përpunuesi i pagesave nuk ishte identifikuar në aktakuzë.
Sipas prokurorisë në SHBA, Kulkov pretendohej se kishte fituar të paktën 18 milionë dollarë në valutën digjitale ‘bitcoin’ përmes operacionit ‘Try2Check’, duke blerë një veturë Ferrari dhe sende të tjera luksoze.
Kulkov mund të përballet me 20 vjet burgim./rel
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit Mbështetës nga diaspora para Speciales në ditën e deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes... -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike












