Ukraina
Municion për Ukrainën, BE do të zgjerojë prodhimin
BE planifikon të zgjerojë prodhimin e municioneve deri në një 1 milionë sasi për të ndihmuar Ukrainën. Prodhuesit e armëve do të marrin për këtë deri në 1 miliardë euro.
Në muajt e fundit është raportuar shpesh, se Ukrainës po i mbaron municioni në luftë kundër agresorit rus.
Tani BE ka paraqitur një plan, i cili parashikon zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve përtej 12 muajve të ardhshëm.
“Industria evropiane e mbrojtjes duhet të mendohet si të kalojë në prodhimin e ekonomisë së luftës”, është shprehur Thierry Breton, komisioner i BE për industrinë e mbrojtjes dhe tregun e brendshëm në Bruksel.
Bëhet fjalë për zgjerimin e prodhimit aktual, modernizimin e prodhimit e ngritjen e fabrikave të reja të prodhimit, ka thënë funksionari i lartë i BE.
Koncernet evropiane të armatimit, sipas planit të ri të BE do të marrin deri në 500 milionë euro nga buxheti i përbashkët i unionit.
Disa projekte të tjera do duhet të bashkëfinancohen nga vendet anëtare, e për to do të jenë në dispozicion edhe 500 milionë euro të tjera.
“Mendoj, se në 12 muajt e ardhshëm do të mund të zgjerojmë kapacitetet e prodhimit në Evropë me mbështetjen përkatëse deri në 1 milionë sasi municioni”, tha Breton pa përmendur, se sa i lartë është prodhimi aktual.
Ky është sekret i ruajtur i mirë.
Komisioneri i BE shpreson që propozimi të miratohet deri në qershor. Iniciativa e re e shtrirë për dy vjet do t’u mundësojë vendeve anëtare të marrin para nga fondi miliardësh i BE i rindërtimit pas coronavirusit.
Një plan me tri shtylla
Tek ky njoftim i BE bëhet fjalë për shtyllën e tretë të planit të vendeve anëtare në vlerë prej 1 miliard eurosh.
Shtylla e parë parashikon që vendet e BE të dërgojnë armë në Ukrainë nga rezervat e tyre e një pjesë e këtyre dërgesave do të zëvendësohet. Një procedurë që përdoret tanimë.
Estonia për shembull u kritikua, se me gjasë përdor fondet e përbashkëta të BE për të ripërtërirë rezervat e vjetra ushtarake, por Talini i hodhi poshtë kritikat.
Shtylla e dytë parashikon sigurimin e përbashkët të municionit për Ukrainën.
Këtu ka vonesa për shkak të përplasjeve politike në prapaskenë. Vendet e BE nuk kanë qenë të një mendimi, kur bëhej fjalë që porosi voluminoze të jepeshin tek koncerne armatimi jashtë BE.
Këtë javë ambasadorët e BE i sheshuan dallimet, sipas presidencës suedeze të BE dhe hapën rrugën për sigurimin e përbashkët të municionit./voa
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore Mund të ketë shpresë në luftën kundër infeksioneve spitalore, pas një zbulimi të madh në Universitetin... -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin













