Lajme
Brukseli, optimist për ekonominë në Eurozonë
Përkundër që inflacioni mbetet i lartë, Bashkimi Evropian është optimist për zhvillimet në Eurozonë.
Sipas një parashikimi të Komisionit të BE-së, ekonomia në Bashkimin Evropian (BE) do të jetë më e qëndrueshme sesa mendohej vitin e kaluar. Autoritetet e BE-së presin një rritje prej 1% në territorin e BE-së, sipas një vlerësimi të publikuar në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Në parashikimin e dimrit, të publikuar në shkurt, Komisioni ende supozonte një rritje prej 0.8%. Autoriteti tani parashikon një rritje prej 1.1% në vendet në Eurozonë – pas 0.9% në parashikimin e dimrit.
Ekonomia evropiane dhe botërore po përballet me rreziqet që lindin nga lufta në Ukrainë, por ekonomia është treguar më e qëndrueshme sesa mendohej: çmimet dukshëm më të ulëta të energjisë kanë ndikuar edhe në uljen e kostove të kompanive, thonë autoritetet evropiane, shkruan DW.
Ekonomia evropiane është në gjendje më të mirë sesa supozohej në vjeshtë, tha Komisioneri i BE-së për Ekonomi, Paolo Gentiloni.
Për vitin e ardhshëm, Komisioni parashikon një rritje prej 1.7 për qind, ndërsa në dimër parashikohej rritje prej 1.6 për qind. Për zonën e euros, ajo pret një rritje prej 1.6 për qind më 2024 (më parë: 1.5 për qind).
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















