Lajme
Rritet për 50% çmimi i biletave të fluturimit
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar po ndikon edhe në industrinë e aviacionit. Punonjësit në mbarë botën po kërkojnë paga më të larta.
Grevat janë duke paralizuar operacione, të premten u mbyllën të gjitha aeroportet italiane. Swiss iu desh të anulonte disa fluturime dhe të ricaktonte pasagjerët, më shumë se 2000 udhëtarë u prekën, shkruan Blick.
Edhe Zvicra po lufton gjithashtu me mungesat e stafit. Gjatë pandemisë, linjat ajrore kanë pushuar nga puna punonjësit me shumicë, të cilët tani u mungojnë. Kjo është arsyeja pse Swiss ka kohë që u ofron punonjësve të saj para nëse heqin dorë nga ditët e pushimit, përcjell albinfo.ch.
Numri i qytetarëve që duhan të fluturojnë për të shkuar në pushime është rritur.
Në tremujorin e parë të vitit 2023, Swiss transportoi tre milionë pasagjerë, një rritje prej më shumë se 70 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por klientët po ndeshen me një ofertë që linjat ajrore e kanë reduktuar shumë gjatë pandemisë.
Këtë vit, Swiss po fluturon vetëm me 85 për qind të kapacitetit të 2019. Linja ajrore nuk dëshiron të ndryshojë asgjë për këtë në vitin aktual.
Situata aktualisht po përkeqësohet nga problemet me motorët në avionët Airbus. Qindra aeroplanë janë ndalur në tokë në mbarë botën. Dhe e gjithë kjo në mes të inflacionit, i cili po rrit kostot për vajgurin, ushqimin dhe shërbimet tokësore. Rezultati: zviceranët po paguajnë gjithnjë e më shumë për biletat e fluturimit, shkruan Blick.
Çmimet janë rritur me 50 për qind që nga fillimi i vitit. Këtë e tregojnë llogaritjet e shërbimit të krahasimit në internet Comparis. “Linjat ajrore janë përballur me probleme gjeopolitike,” thotë eksperti financiar i Comparis, Dirk Renkert. “Ata po luftojnë me problemet e zinxhirit të furnizimit dhe mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Në kombinim me rritjen e kërkesës, kjo çon në rritje të konsiderueshme të çmimeve”, përcjell albinfo.ch.
Qofshin fluturimet me distanca të gjata apo udhëtime të shkurtra në Evropë – çmimet e larta të fluturimeve i bëjnë pushimet dukshëm më të shtrenjta. Turnetë me paketa janë bërë gjithashtu 21 për qind më të shtrenjta që nga janari.
Dhe tendenca vazhdon të jetë në rritje. Prandaj, rezervimi i hershëm është më i vlefshëm se kurrë, veçanërisht për familjet, shkruan Blick.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













