Lajme
Shkolla lundruese në Liqenin e Gjenevës
Studentët e vitit të tretë nga Kolegji Sismondi në Gjenevë, në bashkëpunim me artisten Maria Lucia Cruz Correia dhe shoqatën Least, kanë krijuar një shkollë lundruese me qëllim të vetëdijesimit mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike, shkruan RTS.
Platforma, e cila është bërë tërësisht nga materiale të riciklueshme, është projektuar si një ishull-strehë për studentët dhe publikun. Ndodhet përballë parkut Perle du lac në Gjenevë dhe pret kurse dhe seminare deri në fund të majit, përcjell albinfo.ch.
“Thelbi i këtij projekti është të kemi sukses në punën në grup sepse në të ardhmen në lidhje me klimën do të ndikojmë të gjithë dhe do të duhet të jemi në gjendje të gjejmë zgjidhje së bashku”, shpjegon Louis, një nga studentët.
Objektivi i këtij projekti është të lejojë publikun të reflektojë mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe të imagjinojë mënyra të reja për të jetuar së bashku dhe për të vepruar në komunitete rreth temave të tilla si ushqimi, energjia, ekonomia dhe jeta sociale, shkruan RTS.
“Ne i bëmë vetes pyetje rreth ekologjisë, mbijetesës dhe ujërave në rritje, për të imagjinuar se çfarë donim të bënim së bashku me këtë hapësirë, edhe para se të ndërtohej platforma”, shpjegon Annette, studente në Kolegjin Sismondi.
Platforma lundruese do të qëndrojë në liqen gjatë gjithë verës, pas së cilës do të prishet dhe riciklohet për t’u bërë mobilje rruge, pranë kolegjit ku studentët e kishin imagjinuar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













