Lajme
Universitet zvicerane “vuajnë” nga mungesa e financave
Universitetet zvicerane thonë se rritja vjetore e planifikuar e qeverisë me 2% në financimin e arsimit dhe kërkimit për 2025-2028, ndoshta do të anulohet nga një rritje e pritshme e çmimeve.
“Ekziston rreziku që universitetet do të duhet të jetojnë me stagnim apo edhe një reduktim të burimeve të tyre reale gjatë kësaj periudhe,” tha Luciana Vaccaro, presidente e organizatës ombrellë Sëissuniversities, shkruan swissinfo.ch.
Ajo shton se universitetet zvicerane presin një rritje të numrit të studentëve gjatë viteve të ardhshme. “Financimi i propozuar nga Këshilli Federal në mënyrë të pashmangshme do të rrezikojë cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit”, tha Vaccaro, përcjellë albinfo.ch.
Qeveria ka caktuar një buxhet prej 29.7 miliardë CHF (32.6 miliardë dollarë) për arsimin, kërkimin dhe inovacionin për periudhën 2025-2028 dhe të premten nisi një proces konsultimi mbi propozimet e saj.
Afati i fundit për komentet nga palët e interesuara është 24 shtatori. Plani i tij më pas do t’i paraqitet parlamentit.
Në një njoftim për shtyp qeveria tha se plani i saj synon të sigurojë që “Zvicra të ruajë pozicionin e saj udhëheqës në arsim, kërkim dhe inovacion”, shkruan swissinfo.ch.
Qeveria thotë se në periudhën 2025-2028 do të “adresojë sfidat e mëdha” në këtë sektor.
“Kjo përfshin ofrimin e mbështetjes së besueshme për kantonet për AFP (arsim dhe aftësim profesional), arsim profesional dhe arsim të lartë në mënyrë që të sigurohen punëtorët e nevojshëm të kualifikuar në tregun e punës,” thuhet në njoftimin për shtyp.
“Domeni ETH (institutet federale të teknologjisë) do të pajiset gjithashtu me një rritje solide të financimit të tij.” Një prioritet shtesë është edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm, “i cili është i rëndësishëm për të mundësuar të mësuarit gjatë gjithë jetës”, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












