Lajme
Primet e sigurimeve shëndetësore do të rriten për 6%
Primet për sigurimet shëndetësore bazë pritet të rriten mesatarisht me 6% vitin e ardhshëm, sipas parashikimeve të Comparis.
Po ashtu besohet se shumë mbajtës të policave mund të shohin një rritje të primit të tyre me më shumë se 10%, për të dytin vit radhazi, shkruan RTS.
Për Comparis, kjo rritje e re vjen si pasojë e reduktimit të rezervave, që ka bërë që shumë fonde kanë ulur rezervat e tyre me anë të primeve “shumë nën kosto”.
“Shumë siguruesve shëndetësorë u mungojnë financat për të zbutur luhatjet e kostos aktuale. Pa këtë ulje të rezervave, “primet do të ishin rritur vetëm me rreth 2,5% në vit për person në vitet e fundit dhe do të vazhdonin të rriteshin edhe sot në këtë zonë”, është shprehur eksperti Felix Schneuwly.
Sipas Felix Schneuwly, këto shifra bazohen në parashikimet e Comparis dhe Qendrës së Kërkimeve Ekonomike të ETHZ (KOF), e cila raporton një rritje të të gjitha kostove shëndetësore në Zvicër prej 2.9% në vitin 2022, 3.6% për këtë vit dhe 3.1% për vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Në terma afatgjatë, eksperti i sigurimeve shëndetësore, Felix Schneuwly, pret që kurba e kostos të rrafshohet përsëri dhe rritja e kostos së shërbimeve mjekësore që përballohen nga sigurimet bazë të stabilizohet gjatë viteve të ardhshme në një interval pak nën 3%, shkruan RTS.
Për të shmangur që çdo luhatje në kosto të çojë sistematikisht në një luhatje të primeve, siguruesit shëndetësorë kanë nevojë përsëri për një jastëk rezervë mbi minimumin ligjor, shton ai.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












