Lajme
Besimtarët myslimanë nisin haxhin këtë të diel
Këtë të diel në Mekë besimtarët myslimanë nisin Haxhin. Pas tre vjetëve kufizime të pjesëmarrjes për shkak të pandemisë, të gjithë besimtarët myslimanë këtë vit mund të udhëtojnë për në Mekë.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, përbëhet nga një sërë ritesh fetare që do të kryhen për disa ditë në Mekë, qytetin më të shenjtë të kësaj feje dhe rrethinat e saj, përcjell albinfo.ch.
Për të shkuar në haxh kushton rreth 4500 franga për person.
Autoritetet e Arabisë Saudite shpresojnë që këtë vit t’i afrohen pragut të 2.5 milionë pelegrinëve, nga 160 vende, pasi kanë mirëpritur 926,000 vizitorë në vitin 2022, shkruan RTS.
Pelegrinët do të udhëtojnë të dielën në mbrëmje për në Mina, rreth pesë kilometra nga Xhamia e Madhe, përpara ritit kryesor në malin Arafat, vendi ku profeti Muhamed thuhet se ka mbajtur predikimin e tij të fundit.
Temperaturat e larta, rreth 45 gradë, përfaqësojnë një sfidë në rritje për autoritetet, të cilët kanë instaluar qendra të shumta shëndetësore dhe kanë vendosur 32,000 mjekë ndihmës. Duke patrulluar në këmbë nën çadra të bardha, policia gjithashtu spërkat me ujë pelegrinët, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?










