Lajme
Austria njeh patentë shoferët e Kosovës
Patentë shoferët e qytetarëve kosovarë do të njihen edhe në Austri.
Fillimisht këtë e ka bërë të ditur deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl.
Mandli ka thënë se vendimi është marrë në Këshillin e Ministrave të Austrisë, por që tani duhet të kalojë në Parlament.
E lajmin për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës e ka konfirmuar për albinfo.at edhe ambasadori i Kosovës, Lulzim Pllana. Ai ka thënë se vendimi nga Këshilli i Ministrave të Austrisë është marr me 14 qershor 2023, por çeshtja e zyrtarizimit duhet të kaloj edhe në instanca tjera, si: në Parlamentin austriak dhe Ministrinë e Mbrojtjes. “Zyrtarisht patentë shoferët e Kosovës pritet të njihen nga data 1 shtator. Megiithatë, ne jemi në kontakt të rregullt me zyrtarët austriak për të gjetur një zgjidhje, që ata persona të cilët hynë në Austri me patentat e shoferëve të Kosovës deri në shtator, mos të gjobiten“, ka theksuar ambasadori Pllana për albinfo.at
Tutje ambasadori ka sqaruar se patentë shoferët do t‘iu njihen qytetarëve të Kosovës të cilët janë për vizitë në Austri, atyre që kalojnë tranzitë në Austri, atyre që kanë qendrim të përkohshëm në Austri, pra që punojnë me një afat të shkurtër(punëtorë sezonal), ndërkohë, ata që kanë leje qendrim më afat më të gjatë, vazhdon të mbetet në fuqi e njejta procedurë si ka qenë më parë, procedura e konvertimit nga patenta e Kosovës në atë të Austrisë.
Sidoqoftë, albinfo.at për detaje tjera, do ju mbaj të informuar edhe gjatë ditëve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













