Lajme
Banorëve të Bitsch u ndalohet kthimi në shtëpi për shkak të zjarrit në pyje
Zjarri në pyjet pranë Bitsch, Valais ende nuk është vënë nën kontroll, derisa banorëve u është ndaluar të kthehen në shtëpitë e tyre.
Të gjithë ata që kthehen mund të ndiqen penalisht dhe të dënohen me gjobë pasi, komunat e Bitsch dhe Riederalp kanë krijuar një zonë të kufizuar në zonën e zjarrit pyjor, shkruan 20minuten.
“Ne nuk duam t’i lejojmë njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre tani dhe më pas duhet t’i nxjerrim përsëri pas disa orësh nëse situata përkeqësohet,” thotë menaxheri i operacioneve Mario Schaller për Blick.
Elisabeth Fux, duhet të vazhdojë të qëndrojë me miqtë në Naters, pasi ajo u evakuua nga Oberried dhe Ried-Mörel të hënën në mbrëmje.
“Në fillim e pamë tymin, por nuk e menduam shumë. Megjithatë, pak më vonë, thirri një shok që jeton në anën tjetër të luginës. Falë saj, ne kuptuam se diçka e madhe po ndodhte”, thotë Fux, për Blick, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht në zonën Bitsch, siç raporton 20minuten, ka filluar një stuhi dhe era është e fortë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












