Kosova
Akil Gjakova renditet i pesti në Grand Prix
Në garën “Grand Prix” të xhudos në Zagreb, Akil Gjakova është renditur i pesti. Ai garoi sot në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa për medalje të bronztë u mposht nga garuesi i Kazakistanit, Bakhitzhan Abdurkhmanov, shkruan albinfo.ch.
Gjakova e nisi ditën me fitore ndaj xhudistit tjetër të Kazakistanit, Darkhan Koibagar, vazhdoi me formë të lartë edhe në duelin e dytë, në të cilin e mposhti Oron Ginerin e Izraelit. Në çerekfinale e mposhti sllovenin Martin Hojak, ndërsa gjysmëfinalen e fortë e humbi nga Redouane Dris i Algjerisë.
Në këtë garë në Zagreb morën pjesë edhe Flaka Loxha, Loriana Kuka e Dardan Cena, por nuk iu afruan zonës së medaljeve.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura Kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër kanë shënuar sërish rritje gjatë vitit 2024, ndërsa vajzat dhe... -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër














