Shqipëria
Kërkesat për azil të shqiptarëve zhvendosen në masë të madhe nga Evropa në Britaninë e Madhe
Të dhënat e autoriteteve europiane të azilit dhe atyre britanike flasin se kërkesat për azil të shqiptarëve janë zhvendosur në një masë të madhe në vitin 2023 nga vendet europiane në Britaninë e Madhe.
Sipas të dhënave të qeverisë britanike 11790 aplikime për azil janë paraqitur nga shtetasit shqiptarë gjashtë muajt e parë të vitit 2023 në Britaninë e Madhe.
Shqiptarët renditen të parët për numrin e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe ndërkohë që në vend të dytë renditen shtetasit nga Afganistani me rreth 10 mijë kërkesa.
Sipas autoriteteve britanike 7557 persona me shtetësi shqiptare mbërritën në Angli me varka, por ky numër është më i ulët se e njëjta periudhë e vitit 2022.
Ndërkohë të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Europian për Azilin (EUAA) flasin se në maj të këtij viti u shënuan në vendet e Bashkimit Europian 690 aplikime për azil nga shteasit shqiptarë, nga të cilat 531 për herë të parë.
Sipas autoriteteve europiane të azilit 3635 kërkesa janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa gjatë muajit maj u dhanë vetëm 722 vendime.
Nga vendimet e dhëna, sipas statistikave të Agjencisë Europiane për Azilin, 93% e tyre ishin negative dhe vetëm 7% ishin pozitive.
Shqiptarët renditen të katërtit për nga numri i aplikimeve për azil dhe kërkesat në pritje në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa në vend të parë qëndrojnë shtetasit afganë (me rreth 70mijë aplikime në pritje), në vend të dytë renditen shtetasit nga Bangladeshi me rreth 24 mijë aplkime në pritje dhe shtetasit nga Algjeria me rreth 5600 aplikime në pritje.
Ndërkohë nga statistikat shtetasit shqiptarë po shfaqin një prije gjithnjë e më të vogël për të të kërkuar azil në Greqinë fqinje, e cila para disa vitesh ishte vendi me emigrimin më të madh të shqiptërëve sin ë mënyrë të rregullt edhe në kalimet e parregullta nga kufiri i gjelbër.
Për gjashtë muajt e vitit 2023 shqiptarët përbënin rreth 5% të rreth 5278 hyrjeve të parregullta në Greqi të migrantëve të parregullt.
Të dhënat e ministrisë greke për Emigracionin flasin se gjashtë muajt e parë të vitit 2023, shqiptarët paarqitën 265 kërkesa për azil ndërkohë që norma e njohjes nga vendiemt e marra shënonte 0,27%.
Megjithatë shqiptarët vijojnë të përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leej qëndrimi të rregullta në Greqi .
Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit në Qershor të vitit 2023 numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi të rregullta ishte 286541 duke përbërë 60, 1 % të të huajve me qëndrim të rregullt nga 288 347 që ishte numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në qershor të një viti më parë dhe ku ata përbënin 61,3 % të të huajve me qëndrim të rregullt./VOA
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026










