Shqipëria
Arrestimi i 233 personave që shisnin drogë pranë shkollave, jehonë në mediat e huaja
Megaoperacioni për ndalimin e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, që çoi pas hekurave 233 persona, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
Në operacionin mbarëkombëtar, ku morën pjesë 3000 oficerë, u shkatërruan 23 grupe kriminale që dyshohet se shpërndanin kanabis, kokainë, heroinë dhe ekstazi pranë shkollave dhe universiteteve, përcjell albinfo.ch.
Më tej, media ndërkombëtare citon ministrin e Brendshëm, Taulant Balla: “Prindërit dhe familjet shqiptare sot po vlerësojnë policinë e shtetit dhe gjithashtu presin punë sistematike kundër kriminelëve të çdo lloji”.
Ndërkohë, përmendet fakti se Shqipëria ka pasur prej kohësh reputacionin si rruga kryesore evropiane e trafikut të drogës. Për një kohë të gjatë, ajo u konsiderua gjithashtu si një qendër e prodhimit të marihuanës.
Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria e majtë e Partisë Socialiste e kryeministrit Edi Rama prezantoi synimin për shkatërrimin e bimëve të kanabisit, raporton Associated Press.
Gjatë dy vjetëve të ardhshme, ajo shkatërroi miliona bimë kanabisi me një vlerë tregu prej 7 miliardë eurosh, mbi dy të tretat e prodhimit të brendshëm bruto vjetor në atë kohë.
Operacioni antidrogë vuri në pranga 233 shpërndarës të substancave narkotike, ku mbi 100 prej tyre ushtronin veprimtarinë kriminale në kryeqytet e kishin shënjestër të rinjtë në moshë shkollore. Fijet e shpërndarësve me sekserët e vegjël në shkolla po këputen nëpërmjet megaoperacionit të koduar “Tempulli”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












