Shqipëria
Shqipëria sot kryeson seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Seanca e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) sot do të drejtohet nga Shqipëria, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se kjo është një nga seancat më të rëndësishme të dekadës të fundit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Shqipëria ka marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga 1 shtatori i këtij viti.
Sipas rotacionit të mbajtjes të presidencës, kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, që Shqipëria kryeson këtë Këshill.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër












