Lajme
Zvicra, në stërvitjet ajrore të NATO-s në Itali
Zvicra po merr pjesë në një stërvitje ajrore të NATO-s në Italinë jugore nga 2 deri më 13 tetor, për të ndihmuar në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ushtria zvicerane do të dërgojë 45 ushtarë në “Takimin e Tigrave” të NATO-s në Gioia del Colle, në Italinë jugore, tha Departamenti Federal i Mbrojtjes në një deklaratë, shkruan swissinfo.
Pilotët do të thellojnë njohuritë e tyre nëpërmjet pjesëmarrjes së pesë avionëve F/A-18, teksa kjo stërvitje ajrore është një nga më të mëdhatë e organizuara në Evropë.
Në total, 13 vende marrin pjesë me mbi 70 avionë luftarakë, 15 helikopterë dhe 1500 ushtarë.
Objektivi është testimi i mbrojtjes ajrore përtej kufijve (skenari i veprimit të forcës së përbashkët), shkëmbimi i përvojave dhe krahasimi i aftësive, përcjell albinfo.ch.
Çdo vit, Takimi i Tigrave të NATO-s mirëpret forcat ajrore të disa vendeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Ndryshe, Zvicra merr pjesë si anëtare e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s ndërsa forca ajrore zvicerane ka qenë anëtare e Shoqatës së Tigrave të NATO-s që nga viti 1981 dhe ka marrë pjesë në Takimin e Tigrave që nga viti 2004.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin












