Kosova
Ngrihet aktakuzë ndaj Bislimit, Lushtakut, Beqës dhe Haxhiut për përleshjen në Kuvend
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu.
Sipas njoftimit, ata akuzohen se kanë marrë pjesë në përleshjen gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, që u zhvillua më 13 korrik 2023.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., M.L., H.B., ngarkohen për veprën penale “Sulmi”, ndërsa i pandehuri H.B., gjithashtu ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Po ashtu, në këtë çështje penale për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 Zyra Federale e Rrugëve i ka dhënë PostBus Zvicër një leje të veçantë për të operuar... -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave -
Zviceranët blejnë më pak televizorë të rinj për Kupën e Botës sesa në të kaluarën












