Shqipëria
Pasojat e stuhisë ‘Ciaran’ në Shqipëri
Si paraqitet sot situata në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë?
Duket se stuhia ‘Ciaran’ që goditi të premten Shqipërinë ka lënë pasoja në shumë rajone të vendit, kryesisht me bllokimin e rrugëve dhe probleme me energjinë elektrike, përcjell albinfo.ch.
Reshjet e dendura të shiut vijuan edhe gjatë natës, por situata sot paraqitet më e lehtë se dita e djeshme, e cila përmbyti rrugët duke shkaktuar aksidente, trafik dhe kaos.
TIRANË
Kryeqyteti sot është lehtësuar. Niveli i Lumit Lana që doli dje nga shtrati ka rënë, ndërsa janë pastruar edhe rrugët nga rrëzimi i pemëve. Rrugët janë të kalueshme dhe sot nuk raportohen telashe në trafik.
DURRËS
Situata është e qetë. Gjatë natës në territorin e qarkut Durrës ka pasur prani të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, me karakter sporadik, ku herë pas herë ka pasur prani të erës.
Niveli i prurjeve në të dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen (problematikë nga përvoja e viteve të kaluara), janë rritur, por nuk paraqet rrezik për dalje nga shtrati.
Hidrovorët e Porto-Romanos dhe Hamallajt vijojnë punën me kapacitet të plot.
Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike vijon normalisht me përjashtim të disa defekteve për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga prania e erës gjatë natës.
Në lagjen Baromet, Shijak, për shkak të bllokimit të disa pusetave ka dalë uji në rrugë. Është duke u punuar me pompë thithëse nga ana e forcave zjarrfikëse.
ELBASAN
Gjatë natës në Elbasan ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, të cilat deri në mëngjesin e sotëm kanë arritur në 50 mm.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












