Kosova
Zëdhënësi i Qeverisë: Kosova nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie, lajmi në “Fox News”, i paqartë për momentin
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në lidhje me lajmin nga mediumi amerikan “Fox News”, ku thuhet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi kërkoi njohjen de facto dhe autonomi për serbët e veriut, u shpreh se Kosova nuk ka pranuar dhe as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie, shkruan albinfo.ch.
Kryeziu ka thënë se për momentin është e paqartë nëse lajmi në mediumin amerikan i referohet një citati të drejtpërdrejtë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apo është interpretim i vetë mediumit mbi deklarata të presidentes Leyen.
“Ajo çka duam ne të theksojmë është se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës, aty ku do të anëtarësohet Republika jonë; por asnjëherë autonomi, defunksionalizim, fragmentim, apo çkado tjetër që nuk e lejon Kushtetuta e Republikës?”, ka thënë ai për RTK.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin











