Lajme
Sa kushton riparimi i tunelit bazë të Gotthard-it
Qeveria e Ticino-s ka shprehur zhgënjimin për njoftimin e 10 muajve të tjerë të punës përpara se tuneli bazë i Gotthard të rifillojë shërbimin.
Hekurudhat Federale të Zvicrës njoftuan se 7 km trase duhet të zëvendësohen plotësisht pas aksidentit hekurudhor që ndodhi në tubin perëndimor më 10 gusht.
Puna pritet të kushtojë 100 – 130 milionë CHF, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht, SBB kishte shpresuar të përfundonte riparimet deri në fund të këtij viti. Tani është e qartë se operimet normale të trafikut nuk do të rifillojnë deri në shtator 2024.
Deri atëherë, një numër i kufizuar trenash pasagjerësh dhe mallrash mund të kalojnë përmes tubit lindor të padëmtuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit















