Tematike
Portugezët janë dërguesit më të shpeshtë të remitencave nga Zvicra
Në Zvicër, një kryesues global kur bëhet fjalë për pagesat e remitancave – njerëzit nga Portugalia shpesh dërgojnë shuma më të vogla, ndërsa ata nga Mbretëria e Bashkuar dërgojnë shuma më të mëdha, por më rrallë, ka gjetur një studim, përcjell albinfo.ch.
Për studimin e publikuar në “Journal of Etnic and Migration Studies”, studiuesit në Universitetin e Cyrihut (UZH) intervistuan rreth 3,000 njerëz nga vende të ndryshme evropiane që jetojnë në Zvicër në lidhje me transfertat e parave.
Të paktën 21% e të anketuarve thanë se dërgojnë para në vendin e tyre të paktën një herë në vit. Për njerëzit nga Portugalia, 46% e të gjithë të anketuarve dërgojnë para në shtëpi çdo vit. Njerëzit nga Gjermania (15%) dhe Italia (13%) janë nën mesataren.
Studiuesit thonë se kjo është për shkak të numrit të lartë të emigrantëve të gjeneratës së dytë në mesin e të anketuarve. Në përgjithësi, njerëz të tillë bëjnë më pak remitanca për shkak të numrit dhe fuqisë më të ulët të marrëdhënieve të tyre sociale në vendin e prindërve të tyre, thanë studiuesit, shkruan swissinfo.
Asnjë shenjë e integrimit të dështuar
Sipas studimit, shumat mesatare vjetore gjithashtu ndryshojnë shumë në varësi të kombësisë. Njerëzit nga Mbretëria e Bashkuar transferojnë rreth 4,000 CHF secili, i ndjekur nga Portugalia me 2200 CHF dhe Gjermania me 1100 CHF. Kontributet për Bosnje-Hercegovinën janë më të ulëtat (324 CHF).
Emigrantët nga Bosnje-Hercegovina, Italia dhe Serbia thanë se shpesh përdorin transfertat e parave për të mbështetur familjen dhe miqtë, ndërsa migrantët portugez kryesisht i transferojnë paratë në llogaritë e tyre.
Pagesat varen nga integrimi i suksesshëm në tregun e punës dhe për rrjedhojë nga të ardhurat e larta e migrantëve si dhe për lidhjet e tyre me vendin e tyre.
Sipas studimit, identifikimi me Zvicrën, vendlindjen, diskriminimi i perceptuar dhe njohja e gjuhëve kombëtare zvicerane nuk luajnë ndonjë rol, teksa sipas studiuesve transfertat e parave nuk janë shenjë e integrimit të dështuar.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste UBS ka kërkuar nga një gjykatës amerikan të sqarojë kufijtë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të vitit 1999... -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë














