Kosova
Plani ekonomik i Bashkimit Evropian: Kosova dhe Serbia kushtëzohen me normalizim raportesh
Sa i përket planit për rritjen ekonomike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, as Kosova dhe as Serbia nuk do të mund të përfitojnë në rast se nuk do të ketë përparim në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre, teksa ky është kriteri shtesë që Komisioni Evropian ua ka vendosur të dyja vendeve, përcjell albinfo.ch.
“Kjo shkon përmes përmbushjes së obligimeve nga dialogu, si dhe respektimit të obligimeve në nismat rajonale”, ka thënë një zyrtar i BE-së, sipas REL.
Komisioni Evropian ka miratuar më 8 nëntor një paketë të asistencës financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027.
Sipas planit, nga kjo shumë, deri në 2 miliardë euro do të shkonin si asistencë pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme apo investimeve kapitale. Një pjesë e këtyre mjeteve financiare do të mund të shkonin përmes pagesave direkte në buxhetet e vendeve të rajonit për t’u përdorur për këto qëllime, ndërsa edhe në dokumentet e Komisionit Evropian janë përmendur kushtet për Kosovën dhe Serbinë.
“Një parakusht tjetër do të jetë që Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë konstruktive për të normalizuar raportet mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara nga dialogu dhe të angazhohen në negociata për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve”, thuhet në dokument.
Për Kosovën dhe Serbinë, nëse do të ketë përparim konkret në normalizimin e raporteve ndërmjet tyre, planifikohet të organizohet edhe një konferencë e veçantë donatorësh për të ndihmuar financimin e projekteve me qëllim të përbashkët.
Përveç ofertës së asistencës financiare, përfitimi nga ky plan do të jetë edhe në formën e hapjes së mundësisë që vendet e rajonit të kenë qasje në tregun unik të BE-së, edhe para se të mund të bëhen anëtare të bllokut. Për këtë duhet t’i përshtatin disa ligje, kurse në disa fusha duhet të bëhen edhe ndryshime në Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit që vendet e rajonit i kanë me Bashkimin Evropian.
Realizimi i qëllimeve të këtij plani do të shkojë paralelisht edhe me Procesin e Berlinit dhe zbatimin e marrëveshjes për tregun e përbashkët rajonal ndërsa Komisioni Evropian beson se konvergjenca ekonomike është element thelbësor për t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër Bashkimit Evropian.
Plan i ri për rritje në Ballkanin Perëndimor është i bazuar në katër shtylla.
Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së”. Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.
Shtylla e dytë e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”. Kjo, sipas përvojës së BE-së do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.
Shtylla e tretë e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale“. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.
Shtylla e katërt e planit të ri të Komisionit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste UBS ka kërkuar nga një gjykatës amerikan të sqarojë kufijtë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të vitit 1999... -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë













