Lajme
Islandë: Një qytet evakuohet për shkak të vullkanit
Nga një qytet në jugperëndim të Islandës janë evakuuar 3 mijë banorë, për shkak të frikës së shpërthimit vullkanik, pas disa tërmeteve dhe provave të përhapjes së magmës nën tokë.
Sipas njoftimit nga Zyra Meteorologjike e Islandës, ekziston një rrezik i madh i shpërthimit të vullkanit në gadishullin e Reikjanës, për shkak të sasisë së madhe të magmës nëntokësore dhe ritmit me të cilin po lëvizte.
“Nuk mendoj se ka mbetur shumë kohë deri të shpërthimi, disa orë apo disa ditë. Rreziku i një shpërthimi vullkanik është rritur jashtëzakonisht”, ka thënë Thorvaldur Thordarson, profesor për vullkanet në Universitetin e Islandës, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Agjencia për Mbrojtje Civile e Islandës dje ka urdhëruar evakuimin e plotë të qytetit Grindavik, ndërsa në rajonin e Reikjanës kanë ndodhur disa shpërthime vullkanike në zonat e papopulluara në vitet e fundit, por shpërthimi i cili po parashikohet, përbën rrezik të pashmangshëm për qytetin.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët Qytetarët e kantonit Solothurn do të vendosin më 8 mars mbi rritjen e pagesave mujore për... -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike -
Zvicra bën hapa prapa në luftën kundër korrupsionit -
Zvicra nis trajnime të reja profesionale në inteligjencën artificiale












