Lajme
Shoferi gjobitet pasi goditi dy vajza me xhamat e ngrirë
Një shofer është gjobitur me më shumë se 4000 CHF për goditjen e dy vajzave në një vendkalim, sepse nuk i kishte parë.
Ai pranoi në polici se nuk e kishte pastruar mjaftueshëm akullin nga xhami i përparmë atë mëngjes.
Ngjarja ndodhi shkurtin e kaluar në Lozanë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
50-vjeçari ishte vetëm disa qindra metra larg shtëpisë së tij. Ai tha se ishte vonë në punë.
Njëra prej vajzave u shtrua në spital për dy ditë me lëndime në kokë. Tjetra ka pësuar një dëmtim të lehtë në këmbë.
Policia u kujton drejtuesve të mjeteve se para nisjes duhet të pastrohen të gjithë xhamat.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet Fyerjet dhe shpifjet ndaj këshilltares federale në platformën X shkaktojnë procedura ligjore dhe debatin mbi përgjegjësinë... -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë













