Lajme
Kantoni i Bazelit ndalon shitjen e disa cigareve elektronike
27% e popullsisë 15 vjeç e lart pi duhan. 42% e meshkujve të moshës nga 25 deri në 34 vjeç janë duhanpirës
Pas testimit të 32 cigareve elektronike të disponueshme, laboratori kantonal në Bazel gjeti probleme me të gjitha dhe lëshoi një ndalim të shitjes për shtatë sosh, të cilat përmbajnë substanca toksike, raportoi SRF.
Cigaret elektronike janë marrë nga 12 pika shitjeje në qytet. Problemet e zbuluara përfshijnë nikotinën mbi kufirin maksimal ligjor, plumbin në nyjet metalike, toksinat që lidhen me infertilitetin dhe praninë e aditivëve të pazbuluar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Shumë shpresonin se e-cigaret do t’i zhvendosnin duhanpirësit në një alternativë më pak të dëmshme. Por realiteti ka rezultuar ndryshe. Në Zvicër, duhani ka mbetur preferenca e fortë. Në vitin 2017, 93.5% e duhanpirësve preferuan të përdorin ekskluzivisht ose kryesisht produkte të duhanit. Ata që përdorin cigare elektronike përbënin vetëm 6.5% të duhanpirësve.
Ajo që ka ndryshuar është shfaqja e një duhanpirësi të ri: duhanpirësi i cigareve elektronike. Në vitin 2017, 5.1% e duhanpirësve të cigareve elektronike nuk ishin duhanpirës përpara se të pinin thithjen e parë, përcjell tutje albinfo.ch.
Një sfidë tjetër është të dish saktësisht se çfarë është në lëngun që djegin këto pajisje. Cigaret elektronike janë një produkt relativisht i ri me të cilin rregullatorët shëndetësorë po përballen ende.
Normat e pirjes së duhanit janë të larta në Zvicër. 27% e popullsisë 15 vjeç e lart pi duhan. 42% e meshkujve të moshës nga 25 deri në 34 vjeç janë duhanpirës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














