Lajme
A nuk do të lejohen më deputetët zviceranë të kenë shtetësi të dyfishtë?
Zvicra lejon shtetësinë e dyfishtë, si për banorët, ashtu edhe për politikanët
Megjithatë, disa në Parlament janë përpjekur të nxjerrin jashtë ligjit dykombësinë në radhët e tyre.
Përpjekja për të ndaluar një kombësi të dytë për zyrtarët e zgjedhur nuk është e re: ajo daton që nga viti 2017, kur u bë hapi i parë në atë drejtim, ndonëse i pasuksesshëm.
Më pas, në vitin 2020, deputeti Andreas Glarner paraqiti një mocion tjetër për t’i bërë shtetasit e dyfishtë të papërshtatshëm për të kandiduar as për Këshillin Kombëtar, as për Këshillin e Shteteve – dy dhomat që formojnë Parlamentin.
Arsyeja për këtë veprim, sipas Glarner, ishte sepse këta ligjvënës “nuk përfaqësojnë interesat më të mira të Zvicrës”, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
“Besnikëri e pandërprerë”
Ky propozim, përsëri, nuk arriti askund, por tani po rishfaqet, me një tjetër deputet, Mike Egger, që e ngre sërish këtë çështje.
Pretendimi i tij: “Nuk mund të përjashtohet që anëtarët e Asamblesë Federale, të cilët janë gjithashtu shtetas të huaj, mund të gjenden në konflikt interesi, në dëm të Zvicrës”.
“Ne duhet të jemi të sigurt se votuesit mund të llogarisin në besnikërinë e pandërprerë të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Këshillit të Shteteve ndaj shtetit zviceran”, shtoi ai.
Prandaj Egger po bën thirrje që deputetët me shtetësi të dyfishtë “të detyrohen të heqin dorë nga shtetësia e tyre e dytë”.
Ai kishte paraqitur një mocion parlamentar për këtë javën e kaluar.
Një valë kritikash
Siç ishte rasti kur kjo çështje ishte debatuar më 2017 dhe 2020 (shih më lart), edhe këtë herë propozimi ngjalli kritika nga deputetë të tjerë – veçanërisht ata që janë vetë me dy shtetësi.
“Sigurisht që nuk kam ndonjë problem besnikërie, as nuk jam përballur ndonjëherë me probleme të konfliktit të interesave”, tha Andri Silberschmidt, i cili ka pasaporta zvicerane dhe gjermane.
“Ne duhet t’i gjykojmë politikanët nga veprimet e tyre dhe jo nga paraardhësit e tyre”, vuri në dukje ai.
Një tjetër deputet dykombëtar, Alfred Heer, është dakord.
“Sigurisht që nuk kam asnjë problem me besnikërinë time”, tha ai. “Por në fund u takon zgjedhësve të mi të vendosin nëse po e bëj punën time siç duhet”.
Mbetet për t’u parë nëse masa për ndalimin e shtetësisë së dyfishtë në Parlament merr vrull në vitin 2024.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve











