Lajme
Çfarë do të ndodhë me ekonominë zvicerane më 2024?
Nëse po pyesni se çfarë e pret Zvicrën – dhe juve – në vitin 2024, këtu janë disa përgjigje
Disa nga gjërat për të cilat jemi ankuar në 2023-ën – si inflacioni, qiratë më të larta dhe kosto të tjera të përgjithshme – ka të ngjarë të kalojnë edhe në vitin e ri.
Le të shohim disa parashikime kryesore për ekonominë e Zvicrës për vitin 2024, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Inflacioni
Nga norma aktuale prej 1.7 për qind, inflacioni pritet të rritet lehtësisht në 1.9 për qind në fillim të vitit të ardhshëm.
Por edhe me këtë rritje shumë të lehtë, Zvicra do të vazhdojë të jetë më mirë sa i përket inflacionit, sesa vendet e tjera evropiane: BE-ja parashikon normën prej 3.2 për qind më 2024.
Po në lidhje me pagat?
Ka pasur një debat të vazhdueshëm në Zvicër nëse rritja e shpallur e pagave do të jetë e mjaftueshme për të kompensuar koston e jetesës të shkaktuar nga inflacioni.
Përgjigjja për këtë pyetje vjen nga një sondazh i ri i Kompensimit të UBS-së, i cili zbuloi se “ndërsa shumica e kompanive zvicerane po japin rritje pagash prej 1.9 për qind në 2024-ën, për të kompensuar rritjen e çmimeve, pak po e tejkalojnë normën e inflacionit”.
Në fakt, shumica e pagave (përveç atyre ndoshta më të lartat) nuk po kompensojnë koston e jetesës, e cila do të rritet vitin e ardhshëm me një rritje të mprehtë si të primeve të sigurimit shëndetësor, ashtu edhe të çmimeve të energjisë elektrike.
Normat e sigurimeve shëndetësore do të rriten mesatarisht me 8.7 për qind, ndërsa tarifat e energjisë elektrike do të rriten me 18 për qind, përcjell tutje albinfo.ch.
Dhe pastaj ka qiratë…
Shumica dërrmuese e popullsisë së Zvicrës janë qiramarrës.
Pasi shohin rritjen e qirave të tyre me 3 për qind në tetor, ato do të rriten me 3 për qind të tjera në prill, pasi Zyra Federale e Strehimit njoftoi se po rrit normën referencë të hipotekës, e cila përdoret për përcaktimin e qirave, nga 1,50 në 1,75 për qind.
Kjo do të thotë që nëse kontrata juaj e qirasë bazohet në normën e referencës, qiraja juaj do të rritet.
Rreth 54 për qind e kontratave të qirasë në Zvicër bazohen në normën e referencës.
Megjithatë, në nivel rajonal, preken edhe një numër më i madh i qirave.
Në zonën e Cyrihut, si dhe në Zvicrën qendrore, për shembull, më shumë se 60 përqind e kontratave të qirasë bazohen në një normë referencë.
Në rajonin e Bernës, si dhe në pjesët veriperëndimore të vendit, kjo përqindje është pak më shumë se 53 për qind, ndërsa në kantonet perëndimore dhe jugore (të cilat përfshijnë Gjenevën dhe Vaudin), më pak se gjysma e kontratave të qirasë janë të lidhura me normën e referencës.
A ka ndonjë lajm të mirë për vitin 2024?
Nëse jeni pronar i pronës pa një hipotekë me normë fikse, ose po kërkoni të blini një shtëpi, atëherë po.
Sipas UBS, “hipotekat 10-vjeçare me normë fikse aktualisht kushtojnë midis 2,5 dhe 3,0 për qind në shumicën e rasteve. Gjatë vitit [2024], ne presim që këto norma të bien lehtësisht në rreth 2.2 deri në 2.7 për qind.
Dhe ka edhe më shumë lajme pozitive: “Pavarësisht humbjes së fuqisë blerëse, ekonomistët e UBS-së presin imigrim të lartë, një treg të fuqishëm pune dhe kursime të tepërta për të mbështetur konsumin në Zvicër në 2024-ën”, vuri në dukje raporti.
“Një numër i madh familjesh ka të ngjarë të marrin kursime për të zbutur barrën e primeve më të larta të kujdesit shëndetësor, si dhe rritjen e qirave dhe çmimet më të larta të energjisë elektrike. Edhe pse grupet me të ardhura më të ulëta kanë pak ose aspak kursime, pagat e tyre pritet të rriten mbi mesataren”, sipas Anketës së Kompensimit të UBS-së.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve














