Lajme
Zvicra gati të organizojë konferencë për procesin e paqes në Ukrainë
Zvicra është e gatshme të organizojë një konferencë për procesin e paqes në Ukrainë, deklaroi Presidentja e Konfederatës, Viola Amherd duke iu përgjigjur në këtë kuptim kërkesës së Volodymyr Zelensky.
Ajo ka deklaruar se tani mbetet për të përcaktuar një datë dhe për ta organizuar atë duke shtuar se duhet të zhvillohet brenda vitit 2024, shkruan RTS.
Organizimi i konferencës do të jetë nën përgjegjësinë e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme dhe ekipet do të punojnë shumë për të arritur ngritjen e kësaj konference për procesin e paqes të dëshiruar nga Kievi, transmeton albinfo.ch.
Roli i Zvicrës vlerësohet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur pozicionin e Zvicrës në konfliktin me Rusinë. “Bota po ju shikon dhe po merr parasysh pozicionin tuaj. Zvicra luan një rol të rëndësishëm në rivendosjen e paqes së drejtë “, ka thënë ai.
Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen e Bernës për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të gjykuar krimet ruse.
“Ne duhet të sigurojmë që udhëheqësit ushtarakë dhe politikë rusë të përgjigjen për veprimet e tyre para gjykatave”, tha ai.
Ndryshe, Volodymyr Zelensky gjithashtu përshëndeti faktin që Zvicra kishte rifilluar sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Për të theksuar rëndësinë e parandalimit të anashkalimit të sanksioneve për të parandaluar Rusinë të zhvillojë armë të reja që do të godasin Ukrainën. Ai insistoi gjithashtu në nevojën e përdorimit të fondeve ruse të ngrira jashtë vendit për rindërtimin e vendit të tij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











