Jeta në Zvicër
Pesë vjet burg për zjarrfikësin piroman
Përkundër faktit se në asnjërin nga zjarret nuk ka pësuar askush, shpërthimi i flakëve ka paraqitur gjithmonë rrezik për rrethin
Një gjykatë në Mutier të Bernës ka dënuar sot me pesë vjet heqje lirie një zjarrfikës i cili u kishte vënë 14 herë qëllimshëm zjarrin ndërtesave të ndryshme dhe dy herë të tjera kishte provuar t`u vinte zjarrin
Trupi gjykues ka vendosur që zjarrfikësi 27 vjeçar t`i nënshtrohet një terapie mjekësore psikiatrike ambulatore.
Përkundër faktit se në asnjërin nga zjarret që i vihen barrë atij nuk ka pësuar askush, shpërthimi i flakëve ka paraqitur gjithmonë rrezik për rrethin, ka thënë kryetari i trupit gjykues
Prokurori në padinë e tij kishte kërkuar tetë vjet e gjysmë heqje lirie për të akuzuarin ndërsa sipa mbrojtjes ai nuk duhej të merrte më shumë se tre vjet burg, gjysma me kusht.
Vetë zjarrfikësi ka pranuar para trupit gjykues se ka qenë autor i zjarrvënieve. Këto veprime ai i ka arsyetuar me “probleme personale”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër













