Tematike
Sa “zviceran” është Swisscom-i, kur çdo i pesti punëtor punon nga jashtë?
Sipas kritikëve, me shpërndarjen e punës jashtë Zvicrës, vihet në pikëpyetje "kualiteti zviceran" i shërbimeve të Swisscom-it. Përmendet edhe Kosova
Kompania “publiko-private” Swisscom, më e madhja në lëmin e saj në Zvicër, ndodhet aktualisht në shënjestër të sulmeve mediale dhe nga politika e vendit. Shkak është bartja e punës jashtë Zvicrës, që kjo kompani po bën me të madhe viteve të fundit, transmeton albinfo.ch. Kështu, tashmë afër çdo i pesti punonjës i Swisscom-it vendin e punës nuk e ka në Zvicër.
Nga rreth 17.000 punëtorë sa numëron gjiganti zviceran i telekomunikacionit etj., mbi 3600 punojnë në vende të huaja. Më së shumti janë në Lituani (Riga) dhe në Holandë (Rotterdam).
Në këto rrethana, përfaqësuses të politikës federale shprehin shqetësimin se “sa zvicerane” ka mbetur tani kompania gjysmështetërore, Swisscom! Sipas tyre, me shpërndarjen e tillë të punës, vihet në pikëpyetje “kualiteti zviceran” i shërbimeve të Swisscom-it.
Megjithatë, kreu i kompanisë, Christoph Aeschlimann, e mbron këtë praktikë, duke e arsyetuar atë me faktin se në tregun zviceran ka mungesë të madhe të kuadrove IT. Ai nuk pranon që kjo po bëhet për të kursyer, ndonëse është evidente se me pagat që Swisscom ofron në Lituani, për shembull, (2300 deri 3000 euro bruto) zviceranët specialistë të IT as që “do të hapnin kompjuterin”, shkruan blick.ch.
Në mesin e vendeve ku Swisscom ka “shpërndarë punën”, ndonëse në mënyrë indirekte, bën pjesë edhe Kosova, transmeton albinfo.ch.
Në vitin 2022, një firmë partnere e Swisscom-it kishte hapur një Call Center në Kosovë. Ngjashëm ka ndodhur edhe në Poloni dhe në Bullgari. Por Aeschlimmann e relativizon këtë, duke thënë se “në Kosovë janë vetëm 45 punonjës që merren me klientët e Swisscom-it”, përcjell albinfo.ch. Dhe, si krahasim, ai sjell shifrën prej 1500 punëtorëve të Call-center-ve, sa i ka gjithsej kompania. Rreth gjysma e tyre punojnë në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












