Lajme
Perëndimi fajëson Putinin për vdekjen e Alexei Navalny
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se ishte “i indinjuar” me vdekjen e raportuar të opozitarit rus, Alexei Navalny.
“Ashtu si miliona njerëz në mbarë botën… nuk jam i befasuar dhe [jam] i indinjuar me lajmet”, tha ai, duke shtuar se Navalny kishte qëndruar kundër “korrupsionit” dhe “dhunës” të kryer nga qeveria e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai tha se Putin ishte “përgjegjës” për vdekjen e Navalny. “Ajo që ka ndodhur me Navalny është një provë më shumë e brutalitetit të Putinit”, tha ai.
Presidenti amerikan tha se Uashingtoni nuk e dinte “saktësisht çfarë i ndodhi” Navalny, por nuk kishte arsye të dyshonte në raportet për vdekjen e tij.
Biden e quajti Navalny “të guximshëm” dhe “parimor”, duke shtuar se lideri i opozitës ishte i përkushtuar ndaj ndërtimit të një Rusie, ku sundimi i ligjit zbatohet për të gjithë.
Ai bëri thirrje që Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së të mbështesë Ukrainën përballë “sulmeve të egra” dhe “krimeve të luftës” të Putinit.
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një hetim gjithëpërfshirës për vdekjen e raportuar të Navalny.
“Sekretari i Përgjithshëm është i tronditur nga vdekja e raportuar në paraburgim e figurës së opozitës Alexei Navalny”, tha zëdhënësi i Guterres, Stephane Dujarric.
Guterres bëri thirrje gjithashtu “për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent mbi rrethanat e vdekjes së raportuar të Navalny në paraburgim”.
Udhëheqës dhe zyrtarë të shumtë perëndimorë kanë thënë se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Navalny.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, akuzoi Rusinë për dërgimin e “shpirtrave të lirë” në gulag pas vdekjes në një burg Arktik të kritikut më të shquar të Kremlinit, Alexei Navalny.
“Në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dërgohen në gulag dhe dënohen me vdekje,” tha Macron, duke shprehur “zemërimin dhe indinjatën” e tij dhe duke përshëndetur “guximin” e Navalny.
Ndërkohë, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel fajësoi shtetin rus për vdekjen e figurës kryesore të opozitës Alexei Navalny.
“Ai ishte viktimë e pushtetit shtetëror represiv të Rusisë. Është e tmerrshme që një zë i guximshëm dhe i patrembur që u ngrit për vendin e tij u heshti duke përdorur metoda të tmerrshme,” tha Merkel në Berlin.
Kryeministri holandez Mark Rutte ka fajësuar Rusinë për vdekjen në burg të figurës së opozitës Alexei Navalny. “Është tregues i brutalitetit të pabesueshëm të regjimit rus,” postoi Rutte në X, dikur Twitter.
Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, tha gjithashtu se Putini duhet të mbahet përgjegjës për vdekjen e Navalny.
Dhe ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, vuri në dukje se vdekja e Navalny ishte një kujtesë e “regjimit të vazhdueshëm shtypës” të Presidentit rus, Vladimir Putin.
Kryeministri polak Donald Tusk u zotua se “kurrë nuk do t’i falë” autorët e vdekjes së Navalny. “Alexei, ne nuk do të të harrojmë kurrë. Dhe kurrë nuk do t’i falim ata”, tha Tusk në X (ish-Twitter), duke iu referuar vdekjes së kritikut të Kremlinit.
Ndërkohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se vdekja e Navalny ishte një paralajmërim për botën dhe bëri thirrje për sqarime mbi atë që ndodhi.
Bashkimi Evropian tha se e konsideron presidentin rus, Vladimir Putin, të vetmin përgjegjës për vdekjen në burg të liderit të opozitës Alexei Navalny.
Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell, e quajti Navalny-n “një njeri shumë të guximshëm që dedikoi jetën e tij për të shpëtuar nderin e Rusisë, duke u dhënë shpresë demokratëve dhe shoqërisë civile”.
“Ndërsa presim informacione të mëtejshme, le të jemi të qartë: kjo është përgjegjësia e vetme e Putinit”, shkroi Borrell në X, dikur Twitter.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se lajmi për vdekjen e Navalny ishte “një kujtesë e zymtë e asaj që Putini dhe regjimi i tij janë në të vërtetë”.
“Putini nuk ka frikë asgjë më shumë se mospajtimi nga njerëzit e tij,” shkroi Von der Leyen në X.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka quajtur “absolutisht të papranueshme” deklaratat e liderëve perëndimorë që fajësojnë Moskën për vdekjen e Navalny.
Ai tha se reagimi i liderëve perëndimorë ishte “histerik”./DW
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?











