Kosova
Shqipëri-Kosovë, 15 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar për vitet 2021-2027
Mësohet se rreth 15 milionë euro do të financohen për zbatimin e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë për vitet 2021-2027, përcjell albinfo.ch.
Nga totali i vlerës së investimit, 9,7 milionë euro do të financohen nëpërmjet buxheteve të dy shteteve, ndërsa 8,4 milionë euro do të jenë kontribut i BE-së në kuadrin e programit IPA III.
Zbatimi i këtij programi sipas marrëveshjes së miratuar në fillim të muajit shkurt synon të nxisë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe zhvillimit ekonomik të zonave kufitare përmes turizmit të qëndrueshëm.
45% të fondeve të IPA III do të alokohen për mbrojtjen e mjedisit.
Për disa veprimtari në mjedis në program parashikohet edhe kryerja e investimeve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimaterike dhe për parandalimin dhe menaxhimin e riskut.
Përafërsisht 45% e fondeve do të alokohen për nxitjen e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, duke përfshirë mobilizimin e aktorëve vendorë, si dhe duke mbështetur me produkte dhe shërbime të reja ofertën turistike dhe trashëgiminë kulturore.
Në Shqipëri zonat përfituese të programit do të jenë qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë, si: Kukës, Has dhe Tropojë dhe i Lezhës për bashkitë, si: Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.
Në Kosovë zonat përfituese të programit do të jenë Rajoni Ekonomik Jugor, me bashkitë: Prizren, Dragash, Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Mamushë.
Përfituese do të jetë edhe 6 bashkitë e Rajonit Ekonomik Perëndimor, si: Peja, Deçani, Gjakova, Istog, Klinë dhe Junik.
Për turizmin prioritet di të jetë promovimi i natyrës dhe folklorit tradicional. Për trashëgiminë kulturore në fokus do të jenë edhe promovimi i objekteve fetare, përveç atyre historike. Promovimi i turizmit në zonat ndërkufitare do të zhvillohet edhe nëpërmjet midis fermave mjedisore dhe agrobizneseve, si dhe me ofruesit e shërbimeve turistike.
Ecuria e arritjes së objektivave do të matet me hapjen e vendeve të reja të punës dhe bizneseve.
Nëpërmjet zbatimit të programit parashikohet që numri i bizneseve të reja në zonat kufitare deri në 2030 të rritet 100% krahasuar me 2021 dhe numri i vendeve të reja të punës të rritet 50% në raport me 2021.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











