Lajme
Skiatorja e Shqipërisë u rendit e 11-ta në finalen e Kupës së Botës në Austri
Skiatorja Lara Colturi u rendit e 11-a në finalen e Kupës së Botës të mbajtur këtë të diel në Saalbach të Austrisë.
Elvis Toçi, presidenti i Federatës së skive, tha për Euroneës Albania se kjo është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë, pasi e fut atë në listën e më të mirëve të botës.
I pyetur se si shkoi performaca, Toçi tha se në garën e parë Colturi nuk i përmbushi pritshmëritë, por në garën e dytë ajo arriti të renditej e treta në renditjen e përgjithshme, duke bërë që Shqipëria të merrte vendin e 11-të në Kupën e Botës.
“Performanca e Shqipërisë ishte e shkëlqyer. Gara e parë nuk arriti të kishte performancën e nevojshme, megjithatë në garën e dytë ne arritëm një nivel të jashtëzakonshëm. U rendit e treta në renditjen e përgjithshme, kjo bëri që ne të renditemi në vendin e 11-të. Për Shqipërinë tonë, është një arritje e jashtëzakonshme për një vend kaq të vogël”.
Presidenti i federatës, Toçi, foli edhe për pritshmëritë që kanë për vitin e ardhshëm, ku tha se pretendon që Lara Colturi ta përfaqësojë edhe më mirë Shqipërinë.
“Sot u mbyll sezoni, vitin tjetër Lara hyn në kupën e botës më mature. Pretendojmë që Lara të jetë në top “ten”, ndryshe nga objektivi që kishim këtë vit për të arritur në 30 më të mirët e botës në ski”, tha presidenti i Federatës së skive.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












