Lajme
Transporti publik në Zvicër: Nuk pritet rritje e çmimeve për 2025
Vendimi është marrë nga Këshilli Strategjik i Aleancës Swisspass. Rritja e numrit të pasagjerëve ka bërë të mundur lehtësimin e barrës financiare për kompanitë e transportit publik në afat të shkurtër
Nuk priten rritje tarifash në sektorin e transportit publik (TP) për vitin e ardhshëm: pas rritjes së numrit të udhëtarëve, Alliance SwissPass njoftoi sot se nuk ka ndërmend të rrisë çmimet e shërbimit kombëtar direkt në vitin 2025. Rritja e numrit të pasagjerëve ka bërë të mundur lehtësimin e barrës financiare për kompanitë e transportit publik në afat të shkurtër, thuhet në shënim, transmeton albinfo.ch.
Vendimi është marrë nga Këshilli Strategjik i Aleancës Swisspass në mbledhjen e 22 marsit të këtij viti. Organizata i ka vendosur vetes objektivin për të promovuar kalimin nga transporti privat me motor në transportin publik falë ofertave tërheqëse, duke u fokusuar në një përdorim më të thjeshtë dhe më të qëndrueshëm të transportit publik.
Alliance SwissPass lindi nga bashkimi i Shërbimit Kombëtar Direkt (SDN) dhe komuniteteve rajonale të tarifave. Është një organizatë e sektorit të transportit publik që bashkon 250 kompani transporti dhe 17 komunitete dhe operon në shkallë kombëtare.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














