Maqedonia
Ziadin Sela bashkohet me Ali Ahmetin
Ziadin Sela vendosi t’i bashkohet Frontit Evropian të udhëhequr nga Ali Ahmeti. Vendimi u miratua me vota pothuajse unanime në Kuvend. Sipas Selës, ky vendim vjen pas analizës së bërë dhe vlerësimit se ASH-ja duhet të ndihmon procesin e integrimit më të shpejtë të vendit në BE. Ai nuk deshi të shpalos detaje nga oferta e Ahmetit mbi radhitjen e kandidatëve për deputetë nëpër njësitë zgjedhore.
“Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët i tha “po” ofertës për t’u bërë pjesë e Frontit Evropian në mënyrë që Maqedoninë më shpejtë, me hapa të sigurt ta integrojë dhe bëjë pjesë të BE-së. Ne jemi të gatshëm të marrim përsipër obligimet, mos t’i ikim përgjegjësisë”, deklaroi Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Arben Taravarit i cili aktualisht mban vulat e subjektit dhe në aspektin ligjor njihet kryetar i ASH-së më herët gjatë ditës tha se është i gatshëm t’i nënshkruajë emrat e propozuar për deputet nga krahu i Selës, nëse ata vendosin shkojnë vet në zgjedhje.
“Unë ju thash dhe sërish po vazhdoj të mendoj njësojë në rast se vulat janë arsye se pse shkojnë me BDI-në, unë para se ta mbajnë Kuvendin sot ju them përsëri, në qoftë se e mbani qëndrimin ende se mund të shkoni vet, unë jam këtu t’i pranoj listat me emrat që do t’i propozojnë ato për t’i nënshkruar dhe për ti vulos dhe të dalin me logon e ASH-së”, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.
Përçarjet brenda ASH-së erdhën në momentin kur Taravari vendosi t’i bashkohet koalicionit opozitar VLEN. Sela e akuzoi për tradhti pasi sipas tij, vendimi i ASH-së ishte që ky subjekt vet të shkojë në zgjedhje. Për momentin pronësia e subjektit ndodhet në procedurë gjyqësore, ndërsa për përfshije në listat me parti të tjera nuk nevojitet përdorimi i vulave. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë përfundon më 2 prill.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera











