Maqedonia
Maqedoni: Sot dorëzohen listat për deputetë
Koalicionet dhe partitë politike më së voni deri në mesnatë (2 prill) duhet të dorëzojnë listat për deputetë pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, përcjell albinfo.ch.
KSHZ sot duhet të konfirmojë edhe listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, por edhe për parlamentarët. KSHZ në një afat prej 24 orëve bën verifikimin e listave për deputetë, nëse ka lëshime apo parregullësi. Renditja e listave të kandidatëve të partive dhe koalicioneve do të bëhet me short të hedhur në KSHZ më së voni deri më 13 prill dhe ai numër do të jetë i njëjtë për të gjitha njësitë zgjedhore. Me ndryshimet e Ligjit zgjedhor, partitë dhe koalicionet që kanë kandidat për president mund t’i mbajnë numrat e njëjtë që i kanë te lista e kandidatëve për kryetar shteti.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe se disa ditë do të zhvillohet bashkë me fushatën për zgjedhjet presidenciale. Fushata presidenciale fillon më 4 prill dhe përfundon më 22 prill, ndërsa më 24 prill është dita e votimit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











