Tematike
Zvicër: Një nismë kërkon që trajtimi i dhëmbëve të bëhet pa pagesë
Deputetja e gjelbër Katharina Prelicz-Huber, me mbështetjen e PS-së ka paraqitur iniciativën parlamentare "Të bëjmë trajtimin dentar të përballueshëm"
Pavarësisht primeve të larta dhe rritjes së tyre të vazhdueshme, e majta në Parlamentin e Zvicrës (PS dhe të Gjelbrit) kërkojnë që në të ardhmen të mbulohen edhe vizitat dentare – përfshirë higjienën dentare. Pagesa nuk do të bëhej përmes sigurimit shëndetësor, por përmes tatimpaguesve, gjegjësisht me riorientimin e taksave të shtetit, për këtë destinim, transmeton albinfo.ch. Siç dihet, vizita te dentisti sot nuk mbulohet nga sigurimi bazë i detyrueshëm.
“Deri në një të pestën e njerëzve që kanë nevojë për trajtim dentar nuk shkojnë sepse kanë frikë nga fatura”, thotë politikanja nga Partia e Gjelbër, deputetja Katharina Prelicz-Huber. Dhe kjo është fatale”, thotë ajo, shkruan 20minuten.ch.
Deputetja e gjelbër ka paraqitur iniciativën parlamentare “Të bëjmë trajtimin dentar të përballueshëm”. Iniciativa u bashkënënshkrua nga deputetë të njohur të PS-së dhe të Gjelbërve, në mes të të cilëve ehde nga bashkëdrejtuesja e PS Mattea Meyer. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës do të vendosë për këtë javën e ardhshme.
“Dhëmbët janë pjesë e trupit dhe nëse dikush ka dhimbje dhëmbi, por nuk ka para për të paguar trajtimin, ai person nuk shkon te dentisti dhe kjo mund të ketë pasoja për të gjithë trupin”, thotë Prelicz-Huber, përcjell albinfo.ch. “Deri në një të pestën e njerëzve që kanë nevojë për trajtim dentar nuk shkojnë sepse kanë frikë nga fatura. Dhe kjo është fatale”, thotë ajo.
Nga ana tjetër, e djathta është fuqimisht kundër. Kështu, deputeti i SVP-së Rémy Wyssmann kundërshton “një zgjerim të mëtejshëm të sigurimit të detyrueshëm shtetëror, veçanërisht në fushën e stomatologjisë private”. Ai thotë se edhe në gjendjen e sotme ka së tepërmi “shtet” në fushën e shëndetësisë gjegjësisht në sigurimin shëndetësor. “Dhe në fund, shpenzimet prej miliardash të një sistemi të tillë joefikas duhet të përballohen nga taksapaguesi”. Sipas Wyssmann, nacionalizime të tilla nuk çojnë në përmirësim, por në një përkeqësim për të gjithë”.
Edhe sigurimet shëndetësore kanë kritikuar iniciativën në fjalë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga













