Lajme
Arrestohen 3 adoleshentë në Zvicër, planifikonin sulme terroriste
U konfirmuan arrestimet e një 15-vjeçari dhe një 16-vjeçari në kantonin Schaffhausen dhe ai i një 18-vjeçari në kantonin Thurgau. Të tre të rinjtë dyshohen për mbështetje të ISIS-it dhe për akte përgatitore për një vrasje me dashje
Tre adoleshentë u ndaluan nga policia me dyshimin se mbështesin organizatën terroriste të Shtetit Islamik (ISIS) dhe përgatitin sulme të mundshme terroriste kundër popullatës. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës.
Autoritetet e Schaffhausen kanë hapur një hetim për një sulm të mundshëm me eksploziv të planifikuar nga një djalë 15-vjeçar zviceran dhe një djalë 16-vjeçar italian, tha sot në një shënim Ministria Publike e Schaffhausen. Hetimet synojnë të zbardhin qëllimet e sakta të dy të rinjve, transmeton albinfo.ch.
Dy adoleshentët dyshohen veçanërisht për përfshirje ose mbështetje për organizatën e ndaluar terroriste Isis dhe për akte përgatitore për një vrasje me dashje. Sipas asaj që ishte parashikuar nga Frankfurter-Allgemeine Zeitung dhe e konfirmuar nga prokuroria e Schaffhausen, arrestimi u bë pak pas Pashkëve në lidhje me një tjetër arrestim, atë në Gjermani – sërish për terrorizëm – të katër të miturve të moshës 15-16 vjeç. Grupi i vogël po organizonte njëkohësisht një sulm përtej kufirit.
Të rinjtë e radikalizuar komunikuan përmes një bisede të gjetur nga autoritetet në celularët e tyre. Gazeta gjermane raportoi se një mesazh i një prej të arrestuarve fliste për një kontakt me një djalë në Zvicër të gatshëm për t’u mobilizuar dhe për të sjellë një shok me vete. Kërcënimi terrorist u neutralizua në pesë ditë falë bashkëpunimit mes hetuesve gjermanë dhe zviceranë të antiterrorizmit.
Një 18-vjeçar zviceran i dyshuar për mbështetjen e ISIS-it u arrestua gjithashtu në kantonin Thurgau, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës për Keystone-ATS, duke konfirmuar informacionin nga Blick. 18-vjeçari, i dyshuar edhe për vepra përgatitore për vrasje me dashje, ndodhet në masën parandaluese. Sipas asaj që është konstatuar nga autoritetet hetuese, dy të miturit nga kantoni Schaffhausen kanë qenë në kontakt me 18-vjeçarin në kantonin Thurgau, saktëson ZAP.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












