Integrimi
Fluks i madh i kosovarëve dhe serbëve, Bavaria kërkon ashpërsimin e ligjit të azilit
Rreth 60 për qind të kërkesave për azil që janë bërë gjatë dy muajve të fundit të vitit 2014 kanë ardhur nga shtetasit e vendeve të Ballkanit, më së shumti nga Serbia dhe nga Kosova
Fluksi rekord i azilkërkuesve që ia mësyjnë Gjermanisë, dhe këtë e bëjnë kryesisht përmes Landit të Bavarisë, ka shtyrë këtë njësi federale gjermane të shqyrtojë mundësinë e ashpërsimit të ligjit të azilit. Pasi që vitin e kaluar tri shtete të Ballkanit (Serbia, Bosnja dhe Maqedonia) ishin shpallur si “vende të sigurta” të prejardhjes, ministri i brendshëm bavarez Joachim Hermann po synon që në këtë grup vendesh të fusë edhe tri shtet të tjera. Fjala është për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.
Një kategorizim i tillë mundëson që kërkesat e shtetasve nga vendet e përmendura të përpunohen shumë më shpejtë dhe që, praktikisht, ata shtetas të mos kenë shanse për të fituar azilin. Madje, edhe nëse ata e dëshmojnë se janë të ndjekur.
Në listën e “shteteve të sigurta” Gjermania i fut shtetet e BE-së, tri shtetet e përmendura të Ballkanit si dhe Ganën dhe Senegalin.
Ndërsa Hermann, kërkesën e tij për zgjerimin e kësaj liste edhe me Shqipërinë, Kosovën e Malin e Zi e ka bazuar me faktin se fluksi i azilkërkuesve nga këto vende është shumë i lartë. Nga ana tjetër, përqindja e njohjes së azilit njerëzve të ardhur nga këto vende është afër zeros pasi që në fokus të kërkesave të tyre për azil janë shkaqet ekonomike. Në shtetet e përmendura nuk ushtrohet përndjekje që do të mund të merrej si bazë për njohje të azilit.
Mediet gjermane kanë raportuar javëve të fundit se rreth 60 për qind të kërkesave për azil që janë bërë gjatë dy muajve të fundit të vitit 2014 kanë ardhur nga shtetasit e vendeve të Ballkanit, më së shumti nga Serbia dhe nga Kosova.
Hermann ka kërkuar po ashtu edhe dëbim më të shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar të vendeve të sigurta. “Këta azilkërkues po i zënë vendet për strehim që ne na nevojiten për njerëzit që janë të përndjekur politikë të vërtetë”, ka thënë ministri.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026












