Shkurt.ch
Më shumë preferojnë bilateralet me BE-në se inicativën e SVP-së
58 për qind të personave të pyetur do të zgjidhnin marrëveshjet bilaterale para zbatimit të iniciativës së përmendur të SVP-së, e cila kërkon kufizimin e ardhjes së të huajve në Zvicër
Zviceranët me të drejtë vote, po të kishin mundësi të zgjidhnin në mes të ruajtjes së marrëveshjeve bilaterale me BE-në dhe jetësimit të iniciativës së SVP-së kundër migrimit masiv, do të përcaktoheshin për të parën. Ndërsa në fakt këto dy çështje përjashtojnë njëra tjetrën.
Ky rezultat del nga një sondazh që ka realizuar instituti për hulumtimin e opinionit gfs.bern të sponsoruar nga federata që bën bashkë ndërmarrjet ekonomike swisscleantech dhe që e ka publikuar sot gazeta “SonntagsZeitung”.
Sondazhi në fjalë tregon se 58 për qind të personave të pyetur do të zgjidhnin marrëveshjet bilaterale më me dëshirë se zbatimin e iniciativës së përmendur të SVP-së, e cila kërkon kufizimin e ardhjes së të huajve në Zvicër. Vetëm 35 për qind të të anketuarve janë shprehur në favor të jetësimit pa asnjë zvarritje apo zbutje, inicativës. Ndërkaq, 7 për qind kanë zgjedhur përgjigjen “nuk di”.
Një shumicë e madhe kanë nxjerrë një bilanc pozitiv sa u përket bilateraleve. 71 për qind e të pyeturve kanë thënë se marrëveshjet në fjalë janë “shumë të mira” ose “megjithatë të mira” për Zvicrën. Mbështetja e tyre është bindëse pavarësisht nga gjinia, regjioni, mosha, ose nga fakti nëse të anketuarit jetojnë në fshat apo në qytet.
Nga ana tjetër, 52 për qind kanë votuar për një afrim më të madh me BE-në ndërkohë që 21% kanë qenë kundër këtij afrimi. 82% duan që Zvicra të ketë fjalën e saj në zhvillimin e mëtejmë të të drejtës evropiane.
79 për qind e të anketuarve janë shprehur në favor të pasjes së një instrumenti në formë të një klauzole mbrojtëse ose klauzole “ventil” për kontrollimin e migracionit
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













