Kosova
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
Gjermani: Filmat nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
Ju njoftojmë që në edicionin e 24-t të Festivalit të Filmit të Evropës Qendrore dhe Lindore “goEast“ në Wiesbaden në Gjermani në fokus tematik do të jenë filmat nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë. Vizitorët e festivalit “goEast” jo vetëm që kanë mundësinë të shohin filma nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe të marrin pjesë në një diskutim që do të hedhë më shumë dritë mbi historinë dhe zhvillimet aktuale në vendet tona, shkruan albinfo.ch.
Filmat nga Kosova dhe Shqipëria që do të shfaqen në këtë festival janë si në vijim:
I DASHUR ARMIK, me regji të Gjergj Xhuvani
DITA ZË FILL, me regji të Gentian Koçi
EDHE NJË DITË, me regji të Eneos Carka
ERA DHE LISI, me regji të Besim Sahatçiu
I LOVE YOU MORE, me regji të Erblin Nushi
NË KËRKIM TË VENERËS, me regji të Norik Sefa
DRUMS OF RESISTANCE, me regji të Mthieu Jouffre
THE GUARDIAN, me regji të Antoneta Kastrati
Ky festival mbahet nga 24-30 prill 2024 në Wiesbaden.
Festivali “goEast” prej shumë vitesh organizohet nga DFF – Instituti Gjerman i Filmit & Muzeu i Filmit, si dhe mbështetet nga fondacione kulturore. Këtë vit, ky festival është mbështetur edhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.
Për më shumë informata, vizitoni linkun më poshtë
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











