Sport
Goditja e Arnoldit më e fortë se e Klitçkos
434 kilogram pëshon boksi i dorës së djathtë i boksierit kosovar, Arnold Gjergjaj. Nëse ndokush merr një goditje nga Arnoldi i njohur si“The Cobra”, lehtë mund t’i vizatohet një Harly Davidson në hundë
434 kilogram ishte goditja e dorës së djathtë e 27 vjeçarit shqiptar që e tregoi matësi i boksit javën e kaluar në qendren sportive në Cyrih. “ Për këtë, Arnoldi është në të njëjtën ligë me vëllëzërit Klitschko”, thotë trajneri i tij, Angelo Gallina në një bisedë për “20 min”, transmeton “albinfo.ch”.
Në krye të kësaj liste për goditjen më të fortë, mbetet padiskutim, Mike Tayson, ku boksi i tij peshon 570 kilo. “Atje ende nuk kemi arritur”, qesh Gallina.
Ndërkohë terminatori shqiptar i cili jeton në Basel të Zvicrës i ka të fituara 26 ndeshje, ndër to 15 në boksin profesional dhe aktualisht mban edhe titullin e kampionit evropian në kategorinë EBU-EE.
Në rangun botërorë, Arndoli rënditet në vendin e 180. Tani, trajneri i tij po planifikon ndeshjen e radhës. “Hapi i ardhshëm do të jetë që të hymë në top 20”. Aty Gjergjaj do të bëhet pjesë e katër kategorive më të mëdha botëore.”Pastaj mund të i krahasojmë fuqitë tona edhe më Klitçkon”, shprehet Angelo Gallina.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026











