Maqedonia
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, votoi në Zajaz
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka votuar në fshatin Zajaz të komunës së Kërçovës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin sa më shumë në votime dhe të shprehin bindjen e tyre për të realizuar të drejtën e tyre demokratike.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmi kontributi në trasimin e së ardhmes europiane.
Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës!
Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane!
Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe europiane!
Deklarata e kryetarit të BDI, Ahmeti:
“Në radhë të parë uroj që këto zgjedhje të jenë sipas të gjitha standardeve europiane, ne si shtet jemi në objektiv të vendeve të Bashkimit Europian, sepse njëri nga standardet më të domosdoshme që duhet përmbushur, janë edhe organizimi i zgjedhjeve të cilat standarde aplikohen. Uroj që procesi të shkojë mirë, edhe pse të gjitha partitë politike kanë patur angazhim mbi një proces të rregullt dhe të ndershëm. Uroj që i gjithë ky apel që është bërë, edhe në praktikë, në mbrëmjen e 24 prillit të përmbushet, të ketë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike. Le të fitojë më i miri, le të fitojë ai që i ka bind qytetarët mbi platformën, mbi programin dhe realizimin që do bëjë në mandatin që do ta fitojë”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













