Bota
Rriten pensionet në Gjermani
Rritja e pensioneve do të aplikohet në gjithë vendin njëkohësisht për herë të parë, sipas autoriteteve
Më shumë se 21 milionë pensionistët e Gjermanisë do të marrin një ngritje ‘të konsiderueshme’ pensionesh prej 4.57% duken nisur nga 1 korriku, pas aprovimit të vendimit nga kabineti federal sot në Berlin.
Ngritja përfaqëson një rritje të ardhurash më të madhe sesa inflacioni që po pëson vendi, për çka qeveria tha se herën e fundit që kjo ka ndodhur ishte ngritja e vitit 2000.
Në dy vjetët e fundit rritja e pensioneve ka qenë gjithmonë më e ulët se rritja e inflacionit në vend, dhe rrjedhimisht nuk përfaqësonte një rritje të mirëqenies, por vetëm kompensim i një pjese të humbjes së të ardhurave prej inflacionit, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Por inflacioni në Gjermani raportohet në rënie dhe, sipas shifrave qeveritare në mars, ai shënoi vetëm 2.2%.
Rritja e pensioneve do të aplikohet në gjithë vendin njëkohësisht për herë të parë, sipas autoriteteve.
Në të kaluarën pensionet në ish-Gjermaninë Lindore mbeteshin prapa atyre në ish-Perëndim.
Vitin e kaluar rritja e pensioneve në lindje iu afrua niveleve të perëndimit prej një rritjeje më të qëndrueshme në ish-Lindjen.
Vitin e kaluar rritja e pensioneve në ish-Gjermaninë Perëndimore arriti në 4.39% në krahasim me 5.86% në zonat e ish-Gjermanisë Lindore, shkruan rrjeti YahooNews.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












