Shkurt.ch
Zbritje masive çmimesh në Migros dhe Coop, frangu i fortë si shkak
Në këtë periudhë të shkurtë është hera e dytë që Migrosi po bën zbritje masive të çmimeve të artikujve të ndryshëm markash të njohura
Forcimi i frangut kundrejt euros që ndodhi më pak se një muaj më parë ka bërë që në Zvicër të ule çmimet e artikujve të përdorimit të përditshëm. Kështu, dy kolosët e tregtisë me pakicë, koncernet e mëdha, Migros dhe Coop kanë reaguar duke zbritur numër të madh artikujsh, për të përcjellë kështu te konsumatorët zviceranë fitimin që ato kanë duke blerë artikuj markash të njohura të prodhuesve në zonën e euros. Në këtë periudhë të shkurtë është hera e dytë që Migrosi po bën zbritje masive të çmimeve të artikujve të ndryshëm markash të njohura.
Kështu, duke filluar nga 10 shkurti 2015 do të ketë zbritje çmimesh të të gjitha produkteve të markave si Wasa, Philadelphia Boursin, pastaj Coca Cola, Heinz und Tetley etj. për mesatarisht 10 për qind. Njësoj edhe Coop ka shpallur sot zbritjen e madhe të çmimeve të artikujve që ka në asortiment. Bëhet fjalë për 1100 artikuj që do të kushtojnë deri në 17 për qind më lirë se deri më tash.
Edhe Coop-i ashtu sikurse Migros-i po i zbret çmimet për herë të dytë brenda tri javëve sa kanë kaluar nga shkëputja e lidhjes së frangut me euron.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













